Shukri Buja, kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka mbajtur një tubim zgjedhor ku është pritur nga qytetarët e Shalës, Krojmirit, Baicës, Resinofcit, Kleçkës dhe Divjakës.
Në fjalën e tij, Buja u shpreh se është ndier i nderuar për mikpritjen madhështore që i është bërë, duke e cilësuar pjesëmarrjen si dëshmi të besimit dhe përkrahjes së qytetarëve.
“Jam pritur si gjeneral i UÇK-së, si kryetar i Lipjanit dhe sonte, përsëri, u mirëprita me pjesëmarrje masive në tubimin tonë zgjedhor. Sepse gjithmonë kam punuar për t’ua bërë jetën më të mirë,” tha Buja para të pranishmëve.
Ai shtoi se është i bindur në fitore, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve është garanci për ndryshimin e pritur në Lipjan.
“Fitorja është e jona,” përfundoi Buja.







