Bugatti planifikon ta shtojë numrin e modeleve

Model atraktiv, që nuk pritej se do ta sillte ky prodhues

Drejtori i përgjithshëm në Bugatti, Stephan Winklemann ka punuar deri më tani, që kjo kompani të jetë në një nivel shumë të lartë.

Chiron Sport dhe Divo e kanë në tërësi stilin e tij, që dallon versionet tradicionale të makinave tjera. Ndryshimet që janë bërë në këto makina, kanë bërë që të jetë shumë më i pëlqyeshëm se Veyron.

Por, Bugatti nuk e ka në plan të ndalojë, sa i përket shtimit të modeleve të reja, meqë planifikon edhe një version që nuk pritej se do ta prodhonte.

Automobile Magazine raporton se Bugatti është duke punuar në një crossover me tri dyer që është tërësisht elektrik. Megjithëse nuk ka platformë për këtë model, Volkswagen Group kompani në të cilën është në pronësi, ka pranuar që të punohet në këtë drejtim.

Asnjë detaj nuk është bërë i ditur, mirëpo bazuar në raport, thuhet se ky crossover nga Bugatti, do të përshtatet që të jetë ngjashëm me Porsche 918 Spyder dhe Lamborghini tërësisht elektrik, që është një makinë shumë e mirë.

loading…