Juventusi ka bërë të ditur se portieri legjendar italian Gianluigi Buffon ka arritur në klub për t’i kryer testet mjekësore, për ta kompletuar kthimin te “Zonja e Vjetër” pas një viti me Paris Saint-Germainit.
Gazetarët e famshëm sportiv italian – Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Romeo Agresti –raportuan dje se Gianluigi Buffon do të arrijë në Juventus sot dhe shumë tifozë dolën për ta pritur portierin.
Indovina chi è arrivato al J|Medical? 👋 @gianluigibuffon! pic.twitter.com/qc8iZAV54P
— JuventusFC (@juventusfc) July 4, 2019
👍👍 Iniziate le visite mediche per @gianluigibuffon ➡️ https://t.co/DTa5prptFs pic.twitter.com/1gOdz22DQ0
— JuventusFC (@juventusfc) July 4, 2019
Agresti thotë se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gianluigi Buffon duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Buffon i dha lamtumirën Juventusit vitin e kaluar për të shkuar te PSG-ja, nga ku u largua këtë verë pas përfundimit të kontratës.
Tani Buffoni pritet ta mbyllë karrierën e tij në Juventus, ku i bëri 656 paraqitje gjatë viteve 2001-2018, duke i fituar nëntë tituj të Serie A.







