Gianluigi Buffon thotë se ishte një vendim i natyrshëm rikthimi te Juventusi.
Veterani i portës u largua nga “Allianz Stadium” në verën e vitit 2018, ndërsa u rikthye pasi provoi një vit aventurë te Paris Saint Germain.
42 vjeçari i ka shpjeguar arsyet që e shtynë të rikthehej në Serie A.
“Rikthimi në Juventus ishte e natyrshme. Në fund të fundit, zhvillova një vit të mrekullueshëm në Paris dhe mund të them se kisha nevojë për një rifillim nga e para”, deklaroi Buffon për televizionin zyrtar të klubit.
“Unë kisha gjithmonë kontakte me drejtuesit e Zonjës së Vjetër. Nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër”, përfundoi ai.
Buffon zhvilloi 25 ndeshje në të gjitha kompeticionet me PSG-në, duke e ndihmuar skuadrën e tij të shpalljet kampione e Francës.







