Buffon arsyeton vendimin e Cristiano Ronaldos për të mos qenë prezent në ceremoninë e Topit të Artë
Portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon tha se Cristiano Ronaldo është i lirë të vendos të bëjë çfarë të dëshirojë në jetën e tij, derisa ylli portugez nuk ishte prezent në ceremoninë e Topit të Artë pasi paraprakisht e kishte kuptuar se ai nuk është fituesi.
Ish bashkëlojtari i Ronaldos te Real Madridi, Luka Modric ishte fituesi i trofeut të lakmuar për këtë edicion teksa i dha fund dominimit 10 vjeçar të CR7 dhe Lionel Messit.
Buffon e arsyetoi vendimin e Ronaldos për të mos qenë prezent mbrëmë në Paris.
“Mendoj se ne jemi njerëz të lirë. Secili vendos se çfarë dëshiron për jetën e tij”, tha shkurt Buffon.
Ronaldo ka pasur një nisje pozitive të sezonit te Juventusi, duke shënuar 11 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë stinor.
Ndërkohë, Ronaldo u shndërrua në lojtarin e parë të Juventusit që shënon të paktën 10 gola në 14 paraqitjet e para në Serie A prej John Charles në vitin 1957-1958.