Buducnost Podgorica zbret në tokën e Kosovës, kryen stërvitjen e fundit para takimit me Llapin

Buducnost Podgorica ka zbarkuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të kryer seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës me Llapin.

Llapi dhe Buducnost Podgorica sfidohen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në duelin e kthimit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Buducnosti e fitoi takimin e parë 2:0 ndaj Llapit, ndërsa në takimin e dytë synon të mbrojë rezultatin për të kaluar tutje.

Skuadra nga kryeqyteti i Malit të Zi në Prishtinë nuk do ta ketë përkrahjen e tifozëve të saj “Varvari”.

Këta të fundit pavarësisht paralajmërimeve e provokimeve të shumta nga distanca, nuk kanë marrë as hapin më të vogël të bëjnë kërkesë për bileta për të qenë prezent në kryeqytetin e Kosovës./Demokracia.com/