Brutaliteti i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës shfaqet përmes kësaj fotografie!

Ish bashkëpunëtori i presidentit Rugova, Adnan Merovci në vazhdën e publikimeve të fotove dhe dokumenteve nga arkivi i tij personal, sot ka publikuar një fotografi të vitit 1992. Në këtë fotografi shihet brutaliteti i forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së pushtimit.

Në fotografi shihet Musa Rexhaj, aso kohe sekretar i degës së LDK-së në Pejë, i cili u rrah nga forcat serbe më 26 maj të vitit 1992 në fshatin Leshan të Pejës, shkruan Ballkani.info.

Postimi i plotë i Merovcit:

Kujtesë me shkas!

Kështu mbrohej Kosova para 3 dekadash!

Veprimtari Musa REXHAJ, Sekretar i Degës së LDK-së në Pejë i cili më 26 maj 1992 ishte ndaluar në punktin policor të Leshanit (Pejë) pas zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, kur e kishin pyetur për kend ke votue dhe ai kishte thënë: “Dihet, për RUGOVËN”, ishte trajtuar brutalisht nga policia serbe. Ditë më parë në të njejtin vend duke e vrarë një polic serb dhe plagosur një tjetër kishte rënë heroikisht patrioti Tahir BERISHA nga Leshani. Kështu ishin mbrojtur rezultatet e zgjedhjeve më: 24 maj 1992, para 3 dekadash!

Foto: Vili KUIPERS, deputet flaman në Belgjikë, i cili kishte ardhur për ti vëzhguar zgjedhjet dhe Musa REXHAJ i trajtuar brutalisht nga policia serbe (26 maj 1992)!

©Adnan MEROVCI