Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka befasuar me deklaratën e fundit për ish-bashkëlojtarin e tij, Jesse Lingard.
Portugezi thotë se mesfushori anglez është lojtari më i mirë në Premierligë.
“Për mua, nëse i shikojmë këto 10 ndeshjet e fundit, ai është lojtari më i mirë në Premierligë. Ne të gjithë këtu jemi të lumtur me performancen e tij”, ka thënë Bruno Fernandes.
Bruno Fernandes ♥ Jesse Lingard
— Goal (@goal) May 11, 2021
🗣 "For me, if you watch the last 10 games, he’s been the best player in the Premier League.
"Everyone here is really, really happy for him. He has confidence back, he has his swag back." pic.twitter.com/j2VqpN30Fh
28-vjeçari te West Ham United ka bërë 13 paraqitje dhe ka shënuar 9 gola (plus 4 asistime).
Ai u huazua te ‘The Hammers’ në janar të këtij viti. Ashtu siç shkruajnë mediat angleze, Jesse do të rikthehet në ‘Old Trafford’ në fund të këtij muaji







