Broja para sfidës në Champions: Chelsea një nga klubet më të mira në botë, jam krenar që jam shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja iu adresua sot mediave para ndeshjes së nesërme të Chelseat kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Broja foli për tema të shumta, nga ajo se si ndjehet kur i jepet shansi për të luajtur, e deri te ndjenja e të qenit shqiptar, raporton KP.

“Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë. Gjithmonë do të jetë e vështirë që të hysh në skuadër. Rastet dhe shanset që unë i marr, unë do të mundohem të tregoj paraqitje të mira, dhe në stërvitje të tregoj atë se çfarë di të bëjë. Sigurisht që gjithmonë është e vështirë, nuk është aspak e lehtë, por dua me çdo kusht ta kalojë këtë gjë. E dashuroj futbollin, kështu që kur trajneri më beson mua në fushë, mundohem ta bëjë më të mirën, qoftë me gol ose asistim, ose edhe të paraqitem mirë”, tha Broja.

Broja foli edhe për shanset e tij që të jetë titullar në ndeshjen e nesërme kundër Dinamo Zagrebit, ndërsa tha se dëshira e tij është që të shënoj gol dhe ta ndihmojë skuadrën.

“Mbetet të shihet, është në dorën e trajnerit. Nëse jam titullar, apo jo, unë do ta jap më të mirën nga vetja. Është në dorën e trajnerit. Shpresoj që unë mund të shënojë gol dhe të ndihmojë skuadrën. Nuk kam ndonjë plan për ndonjë festim të veçantë”, tha Broja.

Po ashtu, ylli shqiptar foli edhe për humbjen në vikend kundër Brightonit, ku Chelsea u mposht me shifrat 4:1.

“Ne e dimë se ishte një humbje e keqe. Ne do të rikthehemi nga kjo gjë. Duhet ta fshijmë dhe lëmë anash. Tani ne po shikojmë përpara që të marrim sa më shumë pikë që mundemi, dhe të shkojmë larg në Carabao Cup”, tha Broja.

Spekulimet për interesime nga skuadra të shumta evropiane në Brojën nuk kanë të ndalur, por që këto gjëra nuk e brengosin sulmuesin 19 vjeçar.

“Ka gjithmonë fjalë nga mediat. Për mua, unë gjithmonë isha duke u bërë gati për sezonin. Unë nuk isha i brengosur se çfarë po ndodhte jashtë”, tha Broja.

Broja tregoi se Chelsea është klubi i tij i fëmijërisë, dhe se nuk ka shumë klube të tjera ku mund të mësosh më mirë se te Chelsea.

“Nënshkrimin e kontratë afatgjate e shoh si një mundësi tejet të madhe për mua dhe për familjen time. Ky është klubi im i fëmijërisë. Dua që të vazhdojë të përmirësohem sa më shumë si person dhe si lojtarë. Nuk ka shumë klube të tjera më të mira se Chelsea për të mësuar”, tha Broja.

Për fund, sulmuesi i Chelseat shpjegoi edhe ndjenjën e të qeni shqiptar, ku tha se të luash për kombëtaren shqiptare është një nder i madh.

“Jam tejet krenarë që jam nga Shqipëria. Të kesh mundësinë që të luash për kombëtare është një nder i madh”, tha Broja.

Nesër me fillim nga ora 21:00, Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Dinamo Zagrebit, ndeshje kjo e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.