Brohoritje nga simpatizantët para Hagës kur kalon Thaçi: President krejt shqiptarët me ty janë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur edhe sot për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Thaçi ka hyrë në Gjykatë ku do të merret në pyetje në ditën e katërt për të nga prokurorët e Speciales.

E sikurse ditëve të tjera edhe sot janë parë disa simpatizantë dhe përkrahës të Thaçit që kanë qëndruar para selisë së Hagës.

RTK ka qenë në vendin e ngjarjes kur brohoritje në përkrahje të Thaçit janë dëgjuar teksa ky i fundit ka hyrë brenda Gjykatës.

“President krejt shqiptarët me ty janë”, është dëgjuar njëri nga simpatizantët.

Videon mund ta shikoni më poshtë.