Britanikët ‘godasin’ Patriarkun Kirill të Rusisë, i vënë sanksione pasi mbështeti Putinin

Sot, Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj disa shtetasve rusë, përfshirë Patriarkun Kirill të Moskës dhe gjithë Rusisë.

Sanksionet u vendosën për shkak të mbështetjes së tij për operacionin ushtarak në Ukrainë, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme britanike.

Komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova është gjithashtu në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet, transferimin e detyruar të fëmijëve ukrainas, transmeton Reuters.

Sanksionet mbulojnë gjithashtu katër zyrtarë të lartë ushtarakë rusë. Londra i shtoi listës së zezë të zgjeruar ombudsmenin për të drejtat e fëmijëve nën Presidenten e Rusisë, Maria Livova-Belova, deputetin e Dumës së Qytetit të Moskës, Sergei Savostyanov dhe Alexei Isaikin, kreun e bordit të drejtorëve të Vollga-Dnieper.

Këshilli i BE-së duhej ta fuste Patriarkun Kirill në listën e sanksioneve në fund të majit, por, siç u mësua më vonë, Hungaria e bllokoi atë propozim.