Britania heq BE-në nga pasaporta

Pasaportat e reja britanike tani po lëshohen pa fjalën “Bashkimi Evropian” në kopertinë pavarësisht vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja.

Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të linte Bashkimin Evropian.Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pas pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë siç ishte planifikuar.

Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtër.

Ndërkohë Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.