1-3

Brightoni turpëron Unitedin në shtëpi

Brightoni ka mposhtur 3:1 Manchester Unitedin midis “Old Traffordit”.

Skuadra që po bën befasinë në dy sezonet e fundit në Premier League nisi ndeshjen më mirë duke realizuar gol me ish-lojtarin e Unitedit, Danny Welbeck në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, Pascal Gross e Joao Pedro realizuan për 3:0, para se Hannibal Mejbri të shënonte golin e vetëm të “Djajve të Kuq”.

Brightoni i Roberto De Zerbit ka arritur në kuotën e 12 pikëve pas pesë ndeshjeve.

Unitedi është ndalur në gjashtë pikë.