Breshëri përfshin Tiranën pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta

Reshje të dendura shiu kanë përshirë në mesditë disa pjesë të Tiranës, pas një kohe të gjatë ku kanë mbizotëruar temperaturat e larta dhe thatësira.

Nga fotot e siguruara prej objektivit të kamerës së LSA, shihet sesi shiu i rrëmbyer ka gjetur të papërgatitur banorët e kryeqytetit, të cilët vrapojnë për të gjetur strehë në mungesë të çadrave.