Breshër i madh në Kroaci, copëtohen xhamat e veturave, shkatërrohen të mbjellat (Foto-Video)

Breshëri i fortë e ka goditur Kroacinë pasdite, raportojnë mediat në Zagreb.

Dëmi ende nuk llogaritet, por siç thonë banorët aty ku ka rënë breshër, dëmi në të mbjellat është shumë i madh dhe përveç të mbjellave janë dëmtuar edhe disa xhama, kryesisht të veturave, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Pak pas orës 17:00 zona e gjerë e Varazhdinit është goditur nga një stuhi e fortë e ndjekur nga erë dhe breshër, raporton Aktualno.com.

Copat e akullit kishin madhësinë e arrave dhe për një kohë të shkurtër mbuluan lëndinat dhe rrugët.