Vlera e Xherdan Shaqirit ka marrë hov të madh pas transferimit nga Stoke City në Liverpool.
Futbollisti kosovar ka shfaqur paraqitje të shkëlqyeshme me “Reds” dhe kjo ka bërë që vlera e tij të rritet dukshëm në harkun e një viti.
Në fakt, në janar të vitit 2018, 27 vjeçari vlerësohej 14,5 milionë euro, ndërsa tash vlera e tij është 53,2 milionë euro.
Këto statistika i ka publikuar kompania profesionale që merret me hulumtimin dhe vlerësimin e vlerave të futbollistëve në ligat më të forta evropiane.
Ekspertët nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të sportit (CIES) me bazë në Neuchatel e kanë analizuar dhe vlerësuar paraqitjen e lojtarëve dhe kontributin e tyre për klubet dhe përfaqësueset përkatëse.
Ky vlerësim bëhet nga viti 2013.
Dhe, Shaqiri bëhet kështu futbollisti me rritjen më të madhe të vlerës prej futbollistëve nga Zvicra.







