Brenda marketeve, a ka vërtetë gjallëri siç tha ministri Murati pas dhënies së 100-euroshit?

Shportat e blerjes janë të mbushura me produkte ushqimore. Por në tërësi në këtë market në kryeqytet nuk ka shumë qytetarë duke blerë gjësende.

Tashmë 220 mijë prej tyre i kanë marrë shtesat 100 euroshe nga Qeveria e Kosovës. E pas kësaj, duket se dëshmitar i shkuarjes së qytetarëve në markete, për t’i harxhuar këto para, ka qenë ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Sot dola në market edhe e pashë një gjallëri”, tha ai në një deklaratë në emisionin DPT te Fidani.

Por, a mendojnë qytetarët njësoj si ministri për ndihmat e dhëna nga Qeveria e Kosovës?

Në anën tjetër, çmimet e produkteve esenciale ushqimore nuk janë ulur.

Ky fakt e shqetëson shumë Shefqet Zeqirin, i cili tregon se paguhet vetëm 220 euro në muaj.

Tash ai thotë se e ka mundësinë të blejë më shumë gjëra ushqimore, por muajin tjetër prapë do të ketë probleme.

Një qytetar tjetër madje thotë se me 100 euro mund të blejë produkte ushqimore vetëm për tri ditë.

Dikush tjetër cilëson se buxheti i shtetit nuk duhet të shpërndahej në këtë mënyrë.

Në pritje të ndihmës prej 100 euro tashmë janë studentët, të cilët mund të aplikojnë deri me datën 3 qershor.