Brenda këtij viti, rreth 30 mijë vetura të vjetra kanë hyrë në Kosovë

Rreth 30 mijë vetura të vjetra kanë hyrë vetëm këtë vit në Republikën e Kosovës.
Edhe pse kufizimi i importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet kishte hyrë në fuqi në janar të viti 2018, në qershor të po këtij viti anëtaret e Komisionit për Zhvillim Ekonomik votuan që ky kufizim të hiqej.

Ndërsa javë më parë, Komisioni për Buxhet dhe Financa me shumicë votash kanë votuar kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Dersia debatet vazhduan për heqjen apo mos heqjen e kufizimeve, në Kosovë vetëm gjatë vitit 2018 kanë hyrë hiq me pak se 30 mijë vetura të vjetra.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme për lajmi.net.

Të gjitha veturat në Kosovë importohen nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, kurse çmimi varet nga marka dhe viti i prodhimit të veturës.

Ndërsa, vendet nga të cilat më së shumti janë importuar vetura në Kosovë është Gjermania me rreth 8 mijë vetura, e pasuar nga Zvicra me 7, 823 dhe Italia me 1, 432.

Veturë e vjetër konsiderohet një mjet i importuar nga jashtë, ku për herë të parë ka qenë i regjistruar në ndonjë shtet tjetër, dhe pastaj vjen në Kosovë për t’u regjistruar, dhe nuk është me kilometrazh 00.

Kujtojmë se ndotësit kryesorë të ajrit në vend po konsiderohen vjetërsia e automjeteve dhe numri i madh i tyre.