Brenda dhomave karantinë në Qendrën Studentore, aty ku vendosen të ardhurit nga shtetet e jashtme (VIDEO)

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë se 40 personat që po mbahen në karantinë në Konviktin nr.8 po trajtohen në kushte të mira.

Sfishta në RTV Dukagjini thotë se Konvikti nr.8 ka kushte shumë të mira dhe të gjitha njoftimet tjera janë lajme që nuk përkojnë me të vërtetën.

Ai ka thënë se ata po ushqehen nga stafi i mensës së studentëve dhe sipas tij të njëjtit edhe po e shpërndajnë ushqimin pavarësisht se nuk janë në specializuar për këtë punë.

Drejtori i Qendrës së Studentëve tregon se ata që janë familjarë mund të vendosen dy persona në një dhomë, ndërsa të tjerët janë të vendosur një person për dhomë.

Sfishta thotë se edhe gjërat e mbetura të studentëve nuk do të preken dhe ata kur të kthehen do t’i gjejnë librat dhe gjërat tjera personale që nuk kanë mundur t’i marrin më parë.