Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathuu, ka dalë sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri për të parë nga afër dëmtimin e që iu është bërë disa varreve.

“Dënojmë ashpër dëmtimin e varrezave në Arbëri/Dragdan në Prishtinë. Është shqetësuese se ato janë dëmtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, kur ato vizitohen nga familjarët dhe më të dashurit e të vdekurve”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

“Vandalizmi i varrezave nuk është vetëm mosrespekt ndaj të vdekurve, por edhe i lëndon familjarët e tyre dhe shoqërinë. Ftojmë të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë që të nisin hetimin, të zbardhin rastin dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë”.

Bashkë me Brathuu në varrezat myslimane në Arbëri ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i BIK, Ahmet Sadriu dhe Kryemimami i Prishtinës, Burhan Hashani.

loading…