22 vita nga renia heroike e Luan Haradinajt. Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, e kujtoj sot me mall e dhimbje Luanin të cilin e kishte edhe nip. “Kur niseshim për në beteja nuk na interesonte se sa të ashpra do të ishin por nëse Luani ishte me ne”, kujtoi Brahimaj.
Ky është shkrimi i plotë i Brahimajt.

“Në 22 vjetorin e rënies e kujtojmë Luanin e luftës, Luan Haradinaj ishte ndër themeluesit dhe dëshmorët e parë të Ushtrisë Çlirimtare. Luani ishte vërtet luan në betejat kundër çetnikëve serb, ishte shndërruar në tmerrin e tyre sepse pushka e tij nuk shprazte plumba kot. Kur niseshim për në beteja nuk na interesonte se sa të ashpra do të ishin por nëse Luani ishte me ne, guximi dhe mençuria e tij ishin forcë për ne andaj humbja e tij ishte më shumë se humbje. Luan edhe sot pas 22 vite të përjetësimit tënd ndihemi të dobët pa ty në betejat për Kosovën, kemi nevojë për mprehtësinë dhe guximin tënd e të shokëve të tu nga të cilët nuk të ndau as vdekja.
Luani i UÇK-së, Luani i dajës sot të kujtoj me aq dhimbje sa kisha kur kuptova që të humbëm, dhimbja dhe mungesa jote po rritet çdo ditë e më shumë.
Prehu i qetë heroi ynë kombëtar. Lavdi!

LahiBrahimaj”