​Ish komandanti Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka thënë se Maqedonci flet për dialogun por jo edhe për kushtet e ushtarëve të Kosovës.

“E dhimbshme që një numër i madh i ushtarëve detyrohen të punojnë punë tjera, si taksistë e kamarierë, vetëm për të mbajtur familjet e tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes del e flet për dialogun me Serbi, por assesi për kushtet e ushtarëve.

E dhimbshme që një numër i madh i ushtarëve detyrohen të punojnë punë tjera, si taksistë e kamarierë, vetëm për të mbajtur familjet e tyre.

Lavdërimet për shefin e tij, që Ministri Maqedonci nuk kursente për t’i hyrë në qejf, nuk ia rregullojnë fare jetën ushtarëve të Kosovës.

Ata nuk kanë mbështetje, pagat i kanë më të ulëtat në rajon, çizmet i vijnë nga kompani në listë të zezë, dhe ka raste kur ushtarakë të edukuar e trajnuar në Akademitë prestigjioze perëndimore kanë lëshuar FSK-në për shkaqe të këtilla.

Ministër, lëri temat populliste e lavdet për shefin.

Merru me kushtet e ushtarëve, sepse ky duhet të jetë prioriteti yt.