BQK

BQK vë në dispozicion një numër, qytetarët serbë mund të thirrin pa pagesë për t’u informuar rreth rregullores

Banka Qendrore e Kosovës sot ka vendosur në dispozicion një numër ku qytetarët serbë mund të thërrasin pa pagesë për t’u informuar rreth vendimit të fundit që përjashton dinarin nga përdorimi.

BQK tha se qytetarët mund të marrin përgjigje mbi të gjitha çështjet që atyre u intereson.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme në përgjithësi. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: [email protected]”, thuhet në njoftimin e BQK-së, i cili u dha në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

BONUS VIDEO: Kurti: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e fundit të shekullit të shkuar