2022

Botërori i Katarit, FIFA me ndryshime drastike, mund të përfitojë Kosova

Kupa e Botës e vitit 2022 që organizohet në Katar, mund të sjellë shumë ndryshime.

Botërori i vitit 2022, mund të jetë i parë që mund të organizohet me 48 ekipe pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se institucioni që drejton ai, do të mbështesë vendimin për zgjerimin e Kupës së Botës në Botërorin e vitit 2022.

“Do të shqyrtojmë pikëpamjet e të gjitha federatave të FIFA-s. Shumica është pro këtij vendimi, sepse 50 ose 60 vende e ëndërrojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës”, ka deklaruar Infantino, transmeton Sky Sport.

Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e 16 shteteve më shumë në Kupën e Botës do të merret në mars të vitit të ardhshëm.

Zgjerimi i botërorit të Katarit, do të ishte një mundësi më tepër për Kosovën që të shkruajë historinë, duke siguruar pjesëmarrjen në eventin më të madh sportiv që ka sot bota.