Anglia është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kampionatit Botëror të femrave që po zhvillohet aktualisht në Francë.
Vajzat angleze ishin thjeshtë të papërmbajtshme në sfidën e parë çerekfinale të këtij kompeticioni atë ndaj Norvegjisë të zhvilluar në Le Havre.
Anglia triumfoi lehtësisht me rezultatin 3-0 falë golave të Scott, White dhe Bronze ndërkohë që në pjesën e dytë humbi dhe një penallti me Parris.
Tashmë vajzat angleze presin të mësojnë se cili do të jetë kundërshtari i tyre në gjysmëfinale mes organizatoreve të Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
https://www.facebook.com/SkySport/posts/2855099451184211?comment_tracking=%7B%22tn%22%3A%22O%22%7D







