Mediumet më të mëdha botërore kanë shkruar për Kosovën në prag të ndeshjes historike të futbollit me Turqinë.

Në orën 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena vendimtare për kualifikim në Botëror. Skuadra fituese do të shkojë në SHBA, Meksikë e Kanada për Kupën e Botës.

“Kosova në eufori ëndërron historinë e Botërorit”, ka shkruar BBC.

“Kosova e vogël në prag të historisë së Kupës së Botës, para ndeshjes finale kualifikuese ndaj Turqisë”, ka shkruar agjencia “Reuters”.

Edhe në Itali kanë shkruar për shtetin e vogël që ëndërron Botërorin. “Kosova për historinë, kombi i vogël ëndërron Botërorin: nga Muric te Zhegrova, sa shumë Itali”, ka shkruar “Corriere della Sport”.