Bosnjë: Vdes nga Covid-19 në ditën që fitoi zgjedhjet

Zgjedhjet lokale që u zhvilluan te dielën në Bosnjë-Hercegovinë, shënuan edhe të papritura.

Kandidati, Mirsad Peco fitoi zgjedhjet për Kryetar i komunës së qytetit Travnik, në pjesën qendrore të vendit. Deri këtu nuk ka ndonjë lajm, përveçse për ata që kanë votuar në atë zonë. Por referuar rezultateve jo zyrtare, mediat raportojnë se ditën e zgjedhjeve kur edhe fitoi, kandidati Peco ndërroi jetë për shkak të Covid-19.

Bakir Izetbegoviç, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën në mëngjes, ditën e zgjedhjes.