Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq: Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell ka pritur në takime ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Borell pas takimit në një postim në Twitter shkruan se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy vendeve.

“Jam nikoqir i një takim të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti.

Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, do të sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, shkruan Borrell.