Borini & Suso çojnë Milanin në Champions (VIDEO)

Milan merr një fitore të merituar 2-0 ndaj Genoa-s në Luigi Ferraris dhe ngjitet në vend të katërt të renditjes së Serie A.

Kuqezinjtë rikthehen në një vend që do t’u mundësonte kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ishin vendasit ata që e kërkuan më tepër golin gjatë pjesës së parë, por pas pushimit Milan mori kontrollin e lojës dhe falë golave të Borini dhe Suso ka marrë tre pikë tepër të rëndësishme.

Golin e parë e ka përgatitur mbrojtësi i djathtë Conti, i cili ka dhënë asistin e parë pas 646 ditëve.

Ndërkohë veterani i prapavijës së Milan Ignazio Abate ka luajtur ndeshjen e 300-të në të gjithë kompeticionet me klubin.