Borell: Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e mëhershme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, dje është takuar me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së. Në takim është diskutuar edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Borell pas këtij takimi, nëpërmjet një konference për media, ka paralajmëruar ndër të tjera edhe një takim të nivelit të lartë mes palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut.

“Shpresojmë që të kemi një takim tjetër të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit përpara fundit të vitit. Të paktën, ky është propozimi dhe ftesa ime për të dy liderët”, ka deklaruar ai.

Borrell po ashtu ka kërkuar nga palët që të përmbushin të gjitha marrëveshjet paraprake të për të cilat janë pajtuar. Në mesin e tyre është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe