Bora bllokon rrugën Prevallë-Brezovicë, shteti në “gjumë” VIDEO/FOTO

Reshjet e shiut dhe të borës janë rikthyer përsëri në Kosovë pas një moti të qëndrueshëm, që mbajti javën që e lëmë pas, shkruan Ballkani.info.

Si duket këto reshje i kanë gjetur të papërgatitur organet përgjegjëse për pastrimin e rrugëve në zona të cilët njihen për densitetin më të lartë të reshjeve.

Në disa fotografi që i ka siguruar Ballkani.info., shihet rruga Prevallë- Brezovicë e pa pastruar nga bora dhe reshjet e vazhdueshme, kësisoj pamundësohet lëvizja e automjeteve në këtë rrugë.

Më poshtë gjeni fotografi dhe video të rrugës së pa pastruar duke i shkaktuar problem automjeteve: