Leonardo Bonucci e ka lënduar kyçin e këmbës në fitoren e Juventusit ndaj Lazios të dielën mbrëma në ndeshjen e Serie A.
Mbrojtësi italian është në dyshim për ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid më 20 shkurt.
Nga ana tjetër Juve njoftoi se Bonucci do të jetë jashtë fushave për një muaj.
31 vjeçari ishte transferuar te Juventusi në vitin 2010 nga Bari dhe ka shënuar gjithsej 20 gola dhe ka fituar 13 trofe me klubin italian.
Bonucci në sezonin e kaluar u aktivizua te rivali i Juventusit, Milani.







