Bonucci: Ky është Juventusi im më i mirë

Leonardo Bonucci beson se ky është Juventusi më i mirë që ka luajtur dhe me karakterin më të mirë.
Qendërmbrojtësi italian u rikthye te “Zonja e Vjetër” gjatë kësaj vere, vetëm pas një vitit kur u largua nga Torino për t’iu bashkuar Milanit, që i shokoi të gjithë, transmeton Gazeta Express.

“Është ndjenjë e mirë të marrësh duartrokitje nga tifozët, që ndodhi pas golit tim kundër Napolit të shtunën”, ka thënë Bonucci.

“Gjithmonë kam pasur respektin më të madh për tifozët. E kaluar nuk mund të fshihet, por do të jap gjithçka dhe më shumë për Juventusin”.

“Një ditë shpresoj që t’i dëgjoj tifozët duke e brohoritur emrin tim, ashtu si ka ndodhur në të kaluarën”.

“Ky është Juventusi më i fortë që kam luajtur, dhe me karakterin më të mirë. Ky mentalitet në prag të ndeshjeve ka ndryshuar. Ende është një rrugë e gjatë në këtë stinor, çdo gjë tani duke e lehtë, mirëpo nuk do të jetë kështu deri në fund”