Bonaventura pritet të mungojë për një kohë të gjatë

Problemet në shtëpinë e Milanit dhe për trajnerin Gattuso duket se nuk kanë fund.

Kuqezinjtë mund të humbasin shërbimet e Giacomo Bonaventura për disa muaj, pasi mesfushori ka probleme në gjurin e majtë prej kohësh, dhe për t’u rikuperuar plotësisht do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Në ditët në vijim, stafi mjekësor i kuqezinjëve pritet të bëjë vlerësimet përfundimtare, për të vendosur nëse 29 vjeçari do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale apo do të vazhdojë me terapinë intensive, e cila për momentin nuk po jep rezultat.

Në rastin e parë, Bonaventura do të mungonte për 3 deri në 5 muaj, duke iu bashkuar Strinic, Caldaras, Biglas dhe Musacchios, të cilët nuk janë në dispozicion të trajnerit Gattuso pikërisht për shkak dëmtimi.