Dita e njëzet e tretë e luftës u hap me sirena kundërajrore në aksion në qytete të shumta të Ukrainës, ku sulmet ruse në fronte të ndryshme të hapura nga ushtria e Moskës vazhdojnë të pandërprera. Në Kiev situata është gjithnjë e më dramatike, por ukrainasit nuk po dorëzohen.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin perëndimor të Lviv gjatë orëve të mëngjesit. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e shtëllungës së madhe të tymit në qiell, me objektivin që nodhet rreth 70 km nga kufiri polak.
Kryebashkiaku i Lviv ka thënë se është goditur një ndërtesë ngjitur me aeroportin. Ky sulm është më i afërti që forcat ruse kryejnë në Lviv që prej nisjes së pushtimit në Shkurt.
The latest steps the US has offered to take in negotiations for an Iran nuclear deal would bring billions of dollars to Tehran and Moscow, despite Western sanctions on Russia following its invasion of Ukraine.
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) March 17, 2022
Report by @LahavHarkov | #Russian | #Iran https://t.co/UCkWOyMInt
Kryebashkiaku ka thënë se asnjë person nuk ka mbetur i plagosur apo i vdekur si pasojë e sulmit me raketa. Ndërtesa në fjalë që u dëmtua ishte një fabrikë mirëmbajtjesh avionësh.
Nga ora 6 e mëngjesit të kësaj të premteje, Rusia shpalli “zonë të ndaluar fluturimi” mbi rajonin separatist të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e republikës së vetëshpallur të Donjeckut.
Ndalimi i fluturimeve mbi zonë do të zgjatet deri më 26 mars dhe konfirmohet nga agjencia Tass nga aeroporti i Krasnjodarit.
Ndërkohë, Vladimir Putin mund të përdorë kërcënimin bërthamor nëse lufta në Ukrainë zvarritet.
Ky është vlerësimi i fundit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit.
“Ndërsa kjo luftë dhe pasojat e saj zvogëlojnë ngadalë forcën konvencionale të Rusisë”, Moska “do të mbështetet gjithnjë e më shumë në parandalimin e saj bërthamor për të projektuar forcë në audiencën e saj vendase dhe jashtë shtetit”, – shpjegoi gjeneral-lejtënant Scott Berrier, kreu i Dia, në një seancë parlamentare sipas asaj që raporton agjencia “Bloomberg”.
“Një okupim i zgjatur i pjesëve të territorit ukrainas kërcënon të dobësojë ushtrinë ruse dhe të zvogëlojë arsenalin e saj të armëve të modernizuara, ndërsa sanksionet ekonomike, mund të shkaktojnë një depresion të zgjatur ekonomik dhe një gjendje izolimi diplomatik”, – shpjegoi oficeri i lartë.
Kombinimi i rezistencës ukrainase dhe sanksioneve ekonomike, do të kërcënojë “aftësinë e Rusisë për të prodhuar municione të drejtuara me saktësi,” vazhdoi ai.







