Bolton bisedon me Thaçin e Haradinajn, liderët e koalicionit zotohen për dakordim me Amerikën

Klan Kosova e ka konfirmuar lajmin se sot rreth orës 14:00, ndodhën telefonata nga Washingtoni në adresë të liderëve kosovarë.

Këshilltari i presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, realizoi bisedë telefonike me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

E në takimin e fundit të liderëve të koalicionit qeveritar u morën disa vendime të reja.

Siç merr vesh Klan Kosova nga burime të saj, një pajtim tjetër i rëndësishëm i cili u arrit në takimin e fundit të liderëve qeveritarë, ka të bëjë me raportet e Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Liderët e koalicionit qeveritar u pajtuan që tutje do të ketë asgjë tjetër pos dakordim të politikave të Kosovës me Washingtonin.

Lexoni edhe: Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, pas një takimi të jashtëzakonshëm që kanë zhvilluar krerët e partive në pushtet, në ndërtesën e Qeverisë.