Bolt zbulon se Pogba dhe Sterling e kanë mbështetur idenë e tij për t’u bërë futbollist

Ish sprinteri xhamajkan, Usain Bolt ka zbuluar se yjet e Premier League, Paul Pogba dhe Raheem Sterling e kanë mbështetur idenë e 32 vjeçarit për t’u bërë futbollist profesionst.

8 herë kampioni Olimpik është në dyshim nëse do të vazhdojë tentimin e tij pas refuzimit që mori nga klubi australiani Central Coast Mariners.

Bolt shënoi dy gola në një ndeshje miqësore të Mariners por mori kritika nga ish reprezentuesi i Republikës së Irlandës, Andy Keogh i cili tha se prekja e parë e topit nga xhamajkani është si një trampolinë.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, unë jam i mësuar me këto. Jam i mësuar edhe me trakën dhe fushën derisa në fillim njerëzit mendonin negativisht për mua dhe pastaj i kam bërë të pendohen. Nuk i marrë seriozisht këto komente dhe qesh me to sepse unë jam takuar me njerëz të rëndësishëm të futbollit si Patrick Vieria. Kam folur me Paul Pogban dhe Raheem Sterling të cilët më motivuan të vazhdoja në këtë rrugë”, u shpreh ish sprinteri.

Usain Bolt që është tifoz i Manchester Unitedit pretendon se ka pranuar oferta nga shumë klube ndërsa ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.