Bolt shënon dy gola për Mariners (VIDEO)

Pasi ka shënuar golat e tij të parë për Central Coast Mariners, Usain Bolt shpreson që të nënshkruaj kontratë me klubin

Usain Bolt ka shënuar dy gola në startimin e tij të parë për Central Coast Mariners dhe tani duhet të presim e të shohim a do të jetë kjo e mjaftueshme që ai të nënshkruaj kontratë me klubin.

Tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike startoi për Mariners kundër Macarthur South West United sot, me lojtarët e Mike Mulvey që arritën fitore të bindshme.

Ai finalizoi me të majtën në pjesën e parë dhe shënoi edhe një gol pas golave të Ross McCormack dhe Jordan Murray , duke i dhënë vulë fitores.

Me sezonin e Mariners që ka filluar këtë javë, të dielën ata do të luajnë kundër Brisbane Roar, e ku do të mbetet të shihet se a do të nënshkruajë kontratë profesionale kampioni olimpik.

https://www.youtube.com/watch?v=UdORjEmsp5g