Bolt nervozohet pasi që iu nënshtrua testeve të drogës

Usain Bolt që është duke pritur t’i ofrohet një kontratë profesionale nga Central Coast Mariners, ka mbetur i habitur pasi është ftuar që të iu nënshtrohet testeve të drogës.

Ish sprinteri xhamajkan ka publikuar në Instagram një shkresë të dërguar nga Federata e Futbollit të Australisë ku i kërkohet t’i kryejë testet.

“Unë jam pensionuar nga atletika dhe dua të bëhem futbollist por shikojeni këtë. Si do t’i nënshtrohem testit të drogës kur ende nuk jam futbollist profesionist. Pyeta autoritetet për shkaqet e këtij testi, dhe ata më thanë se ju jeni një atlet elitarë”, shkruan Bolt.

32 vjeçari i cili mban 8 medalje të arta Olimpike, shënoi dy gola në miqësoren e javës së kaluar që zhvilloi skuadra e Mariners.