Boksierët e Kosovës kanë dy mundësi për të shkuar në Olimpiadë

Boksierët e Kosovës do t’i kenë dy mundësi për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

Task Forca e krijuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për organizimin e garave të boksit për Lojërat Olimpike e ka publikuar agjendën e garave të boksit që do të shërbejnë për kualifikim në “Tokio 2020”.

Dy garat e vetme për kualifikim të boksierëve tanë janë Kampionati Evropian, që mbahet në Londër prej 13-23 mars 2020 dhe Kampionati Botëror, që mbahet në Paris prej 13-24 maj 2020.

Në Botëror do të marrin pjesë vetëm garuesit që nuk kualifikohen përmes kampionateve kontinentale.

loading…