Boiken Abazi i VV-së “i kapet” fort Borrellit, përmend një “konflikt të gjerë në rajon”

Kryetari i degës së LVV-së në Shqipëri, Boiken Abazi i ka replikuar nëpërmjet Facebook-ut polemikës midis kryeministrit të Kosovës dhe shefit të tij në parti, Albin Kurtit dhe Shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Joseph Borrell.

Abazi i VV-së ka shkruar se “nuk është vetëm Serbia që i ngjan Gjermanisë mes dy luftrave botërore, por janë edhe zyrtarë të BE-së si Borrelli që i ngjajnë atyre të fuqive evropiane që tentonin ta zbusnin Gjermaninë naziste duke ia kënaqur orekset, si në “Marrëveshjen e Mynihut” të vitit 1938″.

Ai më tutje ka thënë se kërkesa për t’i respektuar marrëveshjet nga Kosova në favor të Serbisë ia shton guximin “agresorit”.

Abazi gjithashtu shkruan se “Borrelli po shtynë drejt përshpejtimit të një konflikti më të gjerë në rajon”.

Ky është postimi i tij i plotë: