Boiken Abazi ende në burg në Tiranë, reagon bashkëpartiakiu i tij

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazit. Sipas tij, mbajtja e Abazit në komisariat është mesazh politik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka thënë se drejtorët e policisë që kanë dhënë urdhër për “vëmendje speciale” për Boikenin mbajnë përgjegjësi edhe vetë, siç do të mbajnë edhe politikanët që i kanë telefonuar për t’i “udhëzuar”.

“Protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë gjithëpërfshirëse, sepse prishja e teatrit ishte akt tinzar nga një pushtet që ka vepruar natën, si bandit ordiner”, ka shkruar Zaimi.