Bogujevci: Rezultati i arritur në zgjedhje do ishte i njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se çështja e personave të pagjetur dhe të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, do të jetë prioriteti i saj gjatë kësaj legjislature.

“Për këtë temë tani në Kuvend e kemi edhe Vasfije Krasniqin, që besoj se do t’i shtyjmë shumë gjëra përpara. Jam shumë e interesuar të kem bashkëpunim jo vetëm me grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe me grupe të tjera në Kuvend, për fusha të ndryshme”.

“Për mua është me rëndësi të jem e hapur në tema të ndryshme ku mund ta jap kontributin tim. Me rëndësi është ajo se çka mundemi bashkë të ndryshojmë në të mirë të qytetarëve”.

E pyetur nëse në zgjedhjet e 14 shkurtit do të mund të kapej 50 përqindëshi i votave për VV-në nëse Vjosa Osmani nuk do të ishte pjesë e listës, Bogujevci tha se mendon që do ishte rezultati i njëjtë, duke thënë se megjithatë mendon që është mirë që e kanë pasur edhe listën e Osmanit.