Bogujevci për Selmanajn: Ky njeri nuk ka as fytyrë e as dinjitet – po e shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka reaguar pas prezencës së zv.kryeministrit, Driton Selmanaj, në seancën plenare të Kuvendit, ku po diskutohet për personat me aftësi të veçanta.

Bogujevci e quan të pafytyrë e pa dinjitet Selmanaj, për shkak që sipas saj, e ka shfrytëzuar seancën e Kuvendit për personave me aftësi të veçanta për të qenë në Kuvend.

Kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje, është zotuar se Selmanajn nuk do e lejojnë të hyjnë në Kuvend.

Ata nuk po mund të reagojnë për moslejimin e Selmanajt në seancë, për shkak të tematikës që po mbahet në seancën që po zhvillohet aktualisht.

“Ky njeri nuk ka as fytyre e as dinjitet. Shfrytëzon seancën ku po diskutohet për persona me nevoja të veçanta për të qenë i pranishëm në sallën plenare të Kuvendit.
Nuk mund të kuptoj se si nuk e di kur është mjaft për ta lëndimi dhe mos respekti ndaj qytetarëve”, ka shkruar Bogujevci.