Bodybuilderi Bajraktaraj vazhdon me suksese jashtë Kosovës
Pas suksesit të muajit shtator ku u shpall kampion në kategorinë gjysmë të rëndë, kampion absolut dhe kampion mbarëkombëtar, Kushtrim Bajraktaraj vazhdoi sukseset edhe jashtë kufijve të Kosovës.
Ai mori pjesë në garat e IFBB-së (International Federation of Bodybuilding and Fitness) që u mbajt me datat 12-14 tetor 2018 në Maqedoni, ku mori medalje të argjendtë në garën Diamond Cup në kategorinë 75-85 kg.
Bajraktaraj tha se pavarësisht rezultateve pozitive që mori, ai asnjëherë nuk është 100% i kënaqur me aq. “Unë jam mjaft i kënaqur dhe ky rezultat më motivon që në vitin 2019 të përmirësohem edhe më shumë.”
Bajraktaraj shtoi se “ky është një sport mjaft strikt dhe i vështirë, pasi që ne edhe punojmë secili punët tona, por edhe i dedikohemi shumë formës tonë fizike e cila konsumon shumë kohë dhe mjete financiare. Mëkat që çdo vit duhet t’i përsërisim fjalët e njëjta, mirëpo shpresojmë që një ditë të bëhet më mirë”.
Kushtrim Bajraktaraj është njëri nga bodybuliderët më të suksesshëm të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të