Jerome Boateng me 99% të gjasave do të largohet nga Bayerni në merkaton e kësaj vere.
Mbrojtësi 30-vjeçar e ka humbur vendin e titullarit te bavarezët dhe me ardhjen në skuadër të dyshes franceze Lucas Hernandez, Benjamin Pavard për Boateng janë të hapura dyert e largimit.
Duke patur parasysh faktin se te Bayerni nuk e duan më, lojtari po përgatit tradhëtinë e madhe për bavarezët pasi duke iu referuar lajmeve që vinë nga mediat gjermane, Boateng është pranë transferimit te Borussia Dortmundit.
Verdhezinjtë kanë nevojë për lojtarë me eksperiencë për të rivalizuar Bayernin në garën për titull, dhe me 30-vjeçarin mund të përforconin ndjeshëm repartin e prapavijës.
Kontrata e Boateng me skuadrën e Niko Kovac skadon në verën e vitit 2021 dhe me një ofertë prej rreth 10 milionë eurosh, Bayerni mund ta lërë të lirë të largohet.







