BMW 8 Series Gran Coupe prezantohet me 523 kuaj fuqi /FOTO

Njihuni me modelin më të bukur, që BMW e ka prodhuar ndonjëherë për shitje

Fillimisht është parë duke u testuar, pastaj në disa imazhe të shpërndara, derisa u shfaqën disa pamje të makinës, deri prezantimin zyrtar, transmeton Telegrafi. Termi Gran Coupe, përdoret nga BMW për makina me katër dyer, që e kanë tavanin sikur të kupesë, të kombinuar me stilin praktik të një sedani.

Me ndryshime të mëdha në trup, ky model është për 1.2 in më i gjerë se 8 Series Coupe, apo makina më e madhe që BMW e ka prodhuar deri më tani. Xhami i përparmë ka më pak pjerrtësi, për të krijuar në shumë hapësirë për tavanin, që ka mundësuar më shumë hapësirë për kokën e pasagjerëve në pjesën e përparme.

Paneli i xhamit, arrin deri në pjesën e pasme të tavanit, duke dhënë ndjesinë e më shumë hapësire, por në dispozicion është edhe tavani me fibra karboni për t’i reduktuar peshën dhe shtuar qendrën e gravitetit.

Brendësia është huazuar nga 8 Series Coupe, vetëm se ka nivel më të lartë të luksit, pasi është përdorur lëkura Nappa për ulëset dhe pjesët anësore, derisa ndërruesi i shpejtësive është mbështjellë me kristale Swarovksi. Ulëset e pasme janë të ndara, ndërsa kanë mundësi të ngrohen, si dhe portat USB-C.

Modeli bazë vjen me 335 kuaj fuqi, që mundëson shpejtësinë prej yero deri në 100 kilometra në orë, për 4.6 sekonda. Ky model është edhe në dispozicion me 523 kuaj fuqi, që ka mundësi të arrijë brenda 3.7 sekondave, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë.

Blerësit e modelit bazë të BMW 8 Series Gran Coupeduhet të paguajnë 84,900 dollarë, derisa për më shumë opsione, çmimi ngrihet në 108,999 dollarë.