Humvee-t

Blindat e Ushtrisë janë gati. Tashmë edhe flamuri i Kosovës është vënë mbi to (FOTO)

Për nesër është gjithçka gati. Ushtria do të votohet në orën 10 në një seancë të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, të gjitha grupet parlamentare shqiptare kanë thënë se vota e tyre do të jenë në unanimitet pro Ushtrisë së Kosovës.

Ndërkaq, sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka inspektuar trupat ushtarake në kazermën “Adem Jashari”, duke thënë se kosovarët janë mirënjohës për sakrificën e të gjithëve për të arritur në këtë ditë.

E në anën tjetër, ushtria ngadalë po kompletohet edhe me mjete ushtarake dhe armatim. Në Kosovë tashmë kanë arritur blindat e para nga Amerika të tipit “Humvee”, shkruan Ballkani.info.

Këto blinda sot janë vënë në funksion nga ushtarët, ndërsa edhe u janë vënë flamujt e Kosovës. /Ballkani.info/