“Blick” shkruan për pritjen që po i bëhet Anglisë në Kosovë

Çdo veprim që ka të bëjë me futbollin në Kosovë, po merr jehonë ndërkombëtare.

Kosova po shkruan një storie emocionuese në futbollin evropian, vetëm tri vjet pas pranimit.

‘Dardanët’ më 17 nëntor në Prishtinë presin Kombëtaren e Anglisë, dhe tifozët e futbollit në Kosovë po përgatiten për një pritje të jashtëzakonshme për ‘Tre Luanët’.

Anglezët gjithandej nëpër Ballkan janë ofenduar në kore raciste, dhe lojtari më i prekur ka qenë Raheem Sterling.

Pikërisht fotografi dhe mesazhe të Sterling kanë filluar të vendosen në Prishtinë, për të cilat po raportojnë edhe mediet e huaja.

Gazeta më e madhe në Zvicër, ‘Blick.ch’, në faqen e saj të sportit ka publikuar mesazhin e kosovarëve për Sterling.

“Mirësevjen broo (në gjuhën gjermane: Herzlich Willkommen, Bruder). Pas incidenteve raciste në Bullgari, ata mezi e presin yllin e Anglisë, Raheem Sterling në Kosovë”, shkruan Blick.ch.

https://www.facebook.com/blickchsport/photos/a.436886149831479/1268277730025646/?type=3&theater

loading…