Blerim Xhemjali tregon ndjesitë e tij kur kuptoi për sëmundjen e Mihajlovic

Kapiteni i Bolognas futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane Blerim Xhemaili ka zbuluar disa detaje në dhomën e zhveshjes kur kuptuan se trajneri i tyre Sinisa Mihajlovic vuan nga leukemia.

”Ishim në grumbullim dhe ai nuk ishte prezent. Në ditën e parë na thanë se trajneri është me grip, edhe në ditën e dytë njëjtë, ndërsa në ditën e tretë zëdhënësi i klubit na tha se Mihajlovic është këtu dhe dëshiron të na flasë diçka. Askush nuk kishte njohuri se çfarë do të na thotë”, ka thënë futbollisti shqiptar për mediet italiane.

“Ditën e 13 qershorit do ta kujtojmë sa të jam gjallë. ‘Kam leukemi, por do ta fitojë këtë betejë’, na tha ai. Unë kam qarë sikur shiu”, ka thënë Xhemaili duke shtuar.

“Nëse ai do të vinte në klub një muaj më vonë, ne me siguri do ta kishim humbur luftën në Serie A, por ai u kthye për ne. Kur erdhi ditën e parë mu afrua dhe me tha: ‘Duhet të bësh ndryshimin në fushë, përndryshe nuk do të luash’”, ka përfunduar Blerim Xhemaili.